Flash News

E-TJERA

Kush do e drejtojë Policinë e Shtetit? Sot intervistat e kandidatëve

Kush do e drejtojë Policinë e Shtetit? Sot intervistat e

Ka nisur sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit fazën e intervistimit.

Komisioni në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme i Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, kanë vlerësuar dosjet e kandidatëve.

Në total për postin e kryepolicit, aplikuan 16 persona, 2 prej të cilave gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Këto të fundit u skualifikuan nga gara pas verifikimit paraprak.

Pas intervistimit, të gjithë kandidatët do të pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti. Brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim.

Jo domosdoshmërisht i rendituri i pari bëhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Ligji ka parashikuar mundësinë e emërimit të një tjetri, bazuar në vlerësimin e ministrit të Brendshëm.

Karrigia e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit u la bosh pas shkarkimit të Ilir Prodës. Momentalisht, Sokol Bizhga shërben si drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit.

 

Lista e plotë

 

Afrim Tafa

 

Alfred Çepe

 

Arjanit Arapi

 

Elidon Çela

 

Gentian Berberi

 

Gentjan Shehaj

 

Idajet Faskaj

 

Lorenc Panganika

 

Neritan Nallbati

 

Pëllumb Seferi

 

Rebani Jaupi

 

Saimir Boshnjaku

 

Skënder Hita

 

Tonin Vocaj

Të fundit