Flash News

E-TJERA

Kush do e marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, mbyllet sot afati i aplikimeve

Kush do e marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, mbyllet sot

Afati për dorëzimin e aplikimeve për garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, përfundon këtë të mërkurë.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar më herët nga Ministria e Brendshme, kandidatët që dëshirojnë të marrin postin e kryepolicit, duhet të dorëzojnë aplikimet dhe dokumentacionin përkatës brenda datës 11 mars 2026.

Ndërkohë katër janë kandidatët e mundshëm, pas shkarkimit “me dorëheqje” të Ilir Prodës:

Elidon Çela, drejtor i Policisë së Vlorës, Pëllumb Seferi, drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, Skënder Hitaj, drejtor i Policisë së Fierit dhe Idajet Faskaj.

Në garë pritet të paraqiten edhe punonjës të tjerë të policisë me gradat Drejtues, Drejtues i Parë dhe Drejtues i Lartë.

Mbetet për tu parë se cili nga kandidatët do të zgjidhet në krye të Policisë së Shtetit, ndëkohë më herët burime për Boldnews.al bënë me dije se emri i preferuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është Elidon Çela. Të njëjtat burime konfirmuan se gara është e paracaktuar dhe se Çela do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit,

Elidon Çela njihet brenda radhëve të Policisë si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish-drejtorit të Përgjithshëm, Ard Veliu, ky i fundit i etiketuar si “Kambalja”.

Të fundit