Flash News

E-TJERA

Kush do ta drejtojë seancën e parë të legjislaturës së re/ ISP rendit 18 deputetët më të vjetër: Nuk kanë arritur të lënë gjurmë pozitive

Kush do ta drejtojë seancën e parë të legjislaturës

Rregullorja e Kuvendit parashikon që seanca e parë plenare e legjislaturës së re drejtohet nga deputeti më i vjetër. Instituti i Studimeve Politike ka përpunuar të dhënat e ligjvënësve të rinj, ku rezulton se deputët e zgjedhur, në moshë më të madhe është Luljeta Bozo, 78-vjeç.

Pas saj renditet ish-kryeministri Sali Berisha, 77-vjeç. Nëse zbatohet rregullorja, Kuvendi në shtator do të nisë me drejtimin e Bozos. ISP thotë se janë 18 deputetë mbi moshën 60-vjeç, shumica prej tyre me përvojë të gjatë parlamentare.

Gjithashtu shton se nga të dhënat rezulton se vetëm dy deputetë do të jenë nën 30-vjeç, të dy prurje të reja politike.

ISP ka renditur në një tabelë deputetët mbi 60-vjeç dhe aty bëjnë pjesë emra të njohur si ish-kryeministri Berisha, nënkryetari i PD Edmond Spaho, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, Petro Koçi dhe të tjerë, por ka dhe emra të rinj.

Instituti thekson se, "pothuajse të gjithë emrat e tabelës kanë të përbashkët “meritën” se nuk kanë arritur të lënë gjurmë pozitive në historinë e tranzicionit, nuk kanë iniciuar ligje të rëndësishme apo procese reformash serioze, si dhe nuk kanë demonstruar maturi, transparencë dhe llogaridhënie politike gjatë viteve apo dekadave në karrierë".

Gjithashtu shton se një pjesë e tyre kanë përfituar provilegje dhe se janë ende pjesë e politikës, pasi i shërbejnë liderit të partisë ku bëjnë pjesë.

Të fundit