Flash News

E-TJERA

Kush do ta gjykojë Fatos Tushen dhe kur pritet të mbahet seanca për ish-kryebashkiakun e Lushnjes

Kush do ta gjykojë Fatos Tushen dhe kur pritet të mbahet seanca
Fatos Tushe

Seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe do të mbahet më 28 korrik në orën 9:00.

Ndërkohë, pasi u hodh shorti në Apel për çështjen e ish-kreut të bashkisë Lushnje, kryesuese e trupës gjykuese për çështjen e Tushës u caktua Nertina Kosova. 

“Në datën 19.07.2021 u hodh shorti penal i çështjes së regjistruar mbi ankimin e të hetuarve F.T., F.P. dhe I.L. Shorti caktoi trupën gjykuese monokratike të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova”, thuhet në njoftim.

Tushe përfundoi në pranga disa ditë më parë i akuzuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një tender të bashkisë së drejtuar prej tij. Prokuroria e Posaçme, SPAK urdhëroi gjithashtu arrestimin e 4 vartësve të Tushës dhe dy biznesmenëve, ndërkohë që katër zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjes u lanë në masën e “arrestit në shtëpi” nga gjykata.

SPAK i nisi hetimet një vit më parë, nisur nga një referim i Policisë Gjyqësore për veprat penale të “korrupsionit pasiv”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Tushe është një ndër zyrtarët më të lartë në detyrë të arrestuar deri më tani nga SPAK dhe operacioni u komentua nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama.

 

 


 

Të fundit