E-TJERA

Kush do ta zëvendësojë Holta Zaçajn në Gjykatën Kushtetuese, emrat e kandidatëve

Kush do ta zëvendësojë Holta Zaçajn në Gjykatën

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka hapur procedurën e aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në vendin vakant të krijuar si rezultat i mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:

 

1. Alban Toro

2. Alma Faskaj

3. Asim Vokshi

4. Denar Biba

5. Florjan Ballhysa

6. Genta Tafa

7. Irena Nino

8. Klodian Rado

9. Lulzim Hamitaj

10. Naureda Llagami

11. Nurihan Meta

12. Rezana Balla

13. Sinan Tafaj

Dokumentacioni i paraqitur prej tyre i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë.

Të fundit