Flash News

E-TJERA

Kush e drejton sot PD? Si përgjigjet Celibashi

Kush e drejton sot PD? Si përgjigjet Celibashi

Informacioni mund të merret në gjykatë. Kjo ishte përgjigjja e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, kur u pyet se kush e drejton Partinë Demokratike.

Në konferencën që zhvilloi me gazetarët, Celibashi tha se Gjykata e Tiranës mund ta përcaktojë këtë çështje.

Kujtojmë që gjykata e ka njohur Komisionin e Rithemelimit dhe ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Këtë do ta themi, sot nuk mund ta themi për sa kohë nuk kemi një nevojë për konfrontim. Informacioni mund të merret në Gjykatën e Tiranës. Ky është i vetmi institucion që mund ta thotë. Ne mund të themi kush ka qenë në zgjedhjet e 6 Marsit por sot nuk mund ta themi dot”, tha Celibashi.

Ky i fundit kërkoi që të nisë sa më shpejt puna për Reformën Zgjedhore. Këtë apel, ai e ka bërë edhe më herët, duke theksuar se na ndajnë pak kohë nga zgjedhjet e ardhshme.

Të fundit