Flash News

E-TJERA

"Kush e ha i bëftë mirë", Manjani: Paratë e drogës i pastron ndërtimi, jo gjyqtarët e prokurorët

"Kush e ha i bëftë mirë", Manjani: Paratë e

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se Qeveria po përdor teorinë se për çështjen e pastrimit të parave duhet hetuar dhe konfiskuar pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i rrëzon vettingu. Por sipas tij, paletat e parave të drogës i pastron ndërtimi dhe jo gjykatësit apo prokurorët.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se prokurorët e gjykatësit maksimumi pastrojnë ndonjë bakshish, por jo lumin e parave të drogës.

Postimi i plotë:

Teoria që po spin qeveria për të trajtuar çështjen e pastrimit të parave është:
Duhet hetuar dhe konfiskuar pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i rrëzon vettingu.
Pra qeveria sugjeron se lumin e parave që qarkullon informalisht po e pastrojnë gjykatësit e prokurorët. Qeveria/pushteti që jep leje koncensionesh, punësh publike dhe ndërtimesh nuk pastron asnjë qindarkë.
Kush e ha këtë gjë i bëftë mirë, por fakti është se:
Paletat e parave të drogës i pastron ndërtimi jo gjykatësit apo prokurorët.
Këto të fundit maksimumi pastrojnë ndonjë bakshish, por jo lumin e parave të drogës.
Ndërtimet, koncensionet e PPP janë mjeti i pastrimit, jo baksishet.
Gjykatësit e prokurorët kanë përgjegjësi që nuk e hetojnë pushtetin. Ndaj mirë t'u bëhet që lejojnë këtë të fundit ti hetojë ato...

Të fundit