Flash News

E-TJERA

Kush e mban fronin si prodhuesi më i madh i baterive të makinave elektrike

Kush e mban fronin si prodhuesi më i madh i baterive të makinave

Studiuesi korean i tregut SNE Research doli me një analizë janar-shkurt 2023 duke zbuluar se CATL është ende prodhuesi më i madh i baterive të makinave elektrike në botë, duke marrë një pjesë të tregut prej 33.9%, pas saj pason BYD me 18.2% dhe LG Energy Solution është i treti me 13.3%.

Kush e mban fronin si prodhuesi më i madh i baterive të makinave

Është e rëndësishme të theksohet se pjesa e tregut nga viti në vit e CATL ra nga 35.1%, por gjithsesi u rrit ndjeshëm në drejtim të dërgesave absolute duke shkuar nga 19GWh në 2022 në 25.5GWh në 2023.

BYD, nga ana tjetër, siguroi një pjesë më të madhe tregu krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, duke shkuar nga 11.3% në 18.2% në janar-shkurt 2023. Dërgesat u rritën nga 6.1GWh në 13.7GWh apo me rritje prej 122.6%. 

Kush e mban fronin si prodhuesi më i madh i baterive të makinave

Të fundit