All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Kush është Behar Bajri që vrau në gjumë të fejuarën 15-vjeçare

All - Paragraf - 1

Kush është Behar Bajri që vrau në gjumë të

Policia e Shtetit ka zhvilluar aksion në disa qytete, ku janë arrestuar disa policë dhe prokurori i rrethit Kukës.

All - Paragraf - 3

Nga mega-opracioni i shtrirë në disa qytete nga Policia e Shtetit janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’.

Së fundmi është zbardhur edhe një tjetër emër që është mes 15 personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste. Bëhet fjalë për Behar Bajrin, një emër i njohur nga policia.

Behar Bajri është një emër i njohur për policinë, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Behar Bajri akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

Po ashtu, një tjetër detaj nga megaoperacioni i Policisë së Shtetit, të shtrirë në disa qytete, është fakti se Xhevahir Lita ka qenë prokuror në Shkodër kur dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet kriminale që mendohet se këta personazhe i lidhin me njëri-tjetrin.

Të fundit