Flash News

E-TJERA

Kush është deputeti që shkoi me xhaketë ‘Gucci’ në Parlament

Kush është deputeti që shkoi me xhaketë ‘Gucci’

Prej disa muajsh i është bashkuar Partisë Socialiste, pasi braktisi Partinë e Lirisë.

Bëhet fjalë për deputetin Agron Çela, qarku Shkodër, i cili njihet si një ndër personazhet që e shijon më së shumti kohën jashtë Parlamentit, ku nuk mungojnë takimet dhe bisedat me miqtë e tij.

Kush është deputeti që shkoi me xhaketë ‘Gucci’

Këtë herë, paparaci i Panorama e ka spikatur jo vetëm për miqësitë e shumta që ka nga të gjitha palët e politikës shqiptare, por për veshjen e tij, që duhet thënë, mban një çmim të “kripur”.

Deputeti ka mbërritur në Parlament i veshur me pantallona dhe këmishë të bardhë, dhe sipër kishte zgjedhur një xhaketë në ngjyrë të çelët të firmës “Gucci”.

Një veshje kjo sa e veçantë nga dizajno, aq edhe e kushtueshme nga çmimi, por në dukje një luks ky i përballueshëm nga deputeti Çela.

Të fundit