Flash News

E-TJERA

Kush është gjyqtari që dënoi me burg Saimir Tahirin

Kush është gjyqtari që dënoi me burg Saimir Tahirin

Trupa gjykuese i kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi me anëtare Igerta Hysin dhe Florian Kalanë lanë dje në burg ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahir. 

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e dënoi pasditen e djeshme me 5 vite burgim, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj.

Po kush është Engert Pëllumbi, gjyqtari që sot dha vendimin për dënimin e Tahirit.

në 7 tetor të vitit të kaluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit, Engert Pëllumbi.

Gjatë seancës dëgjimore nuk u evidentuan probleme për pasurinë e gjyqtarit Pëllumbi. Ndërkohë, ai kundërshtoi konstatimin e DSIK-së për papërshtatshmëri si dhe paraqiti shpjegime për gjetjet në kriterin e profesionalizmit.

Engert Pëllumbi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit.

 

Të fundit