Flash News

E-TJERA

Kush është i 15-ti? Politologu konstaton gabimin në dokumentin e PS për shkarkimin e Metës

Kush është i 15-ti? Politologu konstaton gabimin në dokumentin e

Kuvendi nisi ditën e sotme procedurat për të kërkuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në parlament dhe në të gjitha mediat u raportua se 50 deputetë kishin firmosur dokumentin ku kërkonin shkarkimin e Presidentit të Republikës, por në dokumentin origjinal janë vetëm 49 fimra.

Edhe pse emrat janë rreshtuar deri tek numri 50, në dokument mungon numri 15. Kjo gjë është vënë re nga politologu Afrim Krasniqi i cili ka bërë një vrojtim të detajuar të dokumetit dhe ka vënë re se është kapërcyer nga numri 14 te numrin 16. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi shprehet dhe se disa emra deputetësh nuk janë të lexueshëm/të qartë, duke nxitur me të drejtë meme kritike në rrjetet sociale. Sipas tij, akte të tilla, pavarësisht qëllimit dhe ecurisë, meritojnë seriozitet institucional dhe respekt për procedurat, për formën dhe gjuhën shqipe, për institucionin dhe për funksionin që ata përfaqësojnë.

"Saktësia e numrave dhe etika institucionale kanë kohë që nuk respektohen, por si studiues do të doja që institucioni i Kuvendit të RSH dhe memoria shtetërore të jenë të paktën formalisht korrekte! Në parlament dhe në të gjitha mediat u raportua se 50 deputetë kanë iniciuar shkarkimin e Presidentit. Në fakt, në dokumentin origjinal të firmave janë 49 deputetë, pavarësisht se janë rreshtuar emrat deri tek numri 50. Një lexim i kujdesshëm nxjerr në pah gabimin (me siguri, teknik), ku nga numri rendor 14 kalohet tek numri rendor 16. Thjesht, mungon numri 15! Po ashtu, disa emra deputetësh nuk janë të lexueshëm/të qartë, duke nxitur me të drejtë meme kritike në rrjetet sociale! Mirë deputetët që gabojnë, po Kuvendi dhe media si është e mundur që nuk i kushtojnë vëmendje minimale akteve të tilla, të cilat, duke adresuar shkarkimin e Presidentit janë dokumente me rendësi studimore, historike dhe shtetërore? Akte të tilla, pavarësisht qëllimit dhe ecurisë, meritojnë seriozitet institucional dhe respekt për procedurat, për formën dhe gjuhën shqipe, për institucionin dhe për funksionin që ata përfaqësojnë. Ndaj, para se Kuvendi dhe Komisioni i Ligjeve të nis shqyrtimin procedurial bëjnë mirë të kërkojnë rishkrimin dhe ridërgimin dokumentit duke përfshirë numrin 15 dhe emrat e lexueshëm të deputetëve, pasi kemi të bëjmë me gabime, të cilat edhe në klasën e parë apo të dytë të shkollës fillore vlerësohet me notë negative!
P.S. Ju lutem, jo komente militante ne faqen time!" shkruan Krasniqi.

Kush është i 15-ti? Politologu konstaton gabimin në dokumentin e

Të fundit