Flash News

E-TJERA

Kush është Ilia Ndoka, anëtari i bandës së ish-deputetit të PS

Kush është Ilia Ndoka, anëtari i bandës së

Ilia Ndoka, 50-vjeçari, i cili u ekstradua sot nga Italia është anëtar i bandës së ish deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

50-vjeçari u arrestua në Itali në kuadër të megaoperacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale, ku ishte edhe grupi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Ilia Ndoka ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ndoka ishte subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”.

Ai akuzohet se ka ndihmuar me para dhe informacion kushëririn e tij, ish-deputetin socialist Arben Ndoka, në përpjekjet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e vrasjes së vëllait të këtij të fundit, Aleksandër Ndoka.

Sipas hetimeve, Ilia Ndoka kishte hyrë në marrëveshje edhe me grupe kriminale të njohura si “Avdylajt” në Shijak, grupi i Ervis Martinajt, grupi i Shullazit, si dhe me persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

 

Të fundit