Flash News

E-TJERA

Djali i ish-gjyqtarit/ Kush është Klaudio Prendi, i ekzekutuar me silenciator në Tiranë

Djali i ish-gjyqtarit/ Kush është Klaudio Prendi, i ekzekutuar me

Ky është Klaudio Prendi, 28-vjeçari që u ekzekutua me silenciator në zonën e Xhamllikut në Tiranë. 

Prendi ka marrë dy plumba, një në gjoks e një në kokë e për pasojë ka humbur jetën për shkak të plagëve. Policia njofton se mjeti tip "Audi" i autorëve është gjetur i djegur.

Autorët mbeten ende të paidentifikuar.

"Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën "Xhanfize Keko" , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip "Audi".

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar", njofton policia.

 

Të fundit