Flash News

E-TJERA

Kush është Rigers Sheqeri, zbatuesi besnik i aksioneve të Ramës, i pezulluar sot nga gjykata?

Kush është Rigers Sheqeri, zbatuesi besnik i aksioneve të

Rigers Sheqeri, drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë, është pezulluar nga detyra nën dyshime për abuzim me lejet e ndërtimit.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës e cila po heton për një skemë të dyshimtë abuzimi.

Nga “zbatues” i aksioneve në qendër të hetimeve

Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapësirave publike. Sheqeri u shfaq shpesh në terren në krah të ish-ministrit Ervin Hoxha, ku inspektonte nga afër prishjen e objekteve pa leje.

Megjithatë, sot ai ndodhet vetë nën hetim, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është zbatuar ligji në praktikë.

Denoncimi për 50 mijë euro

Në tetor 2025, një qytetar nga zona e Kombinatit, Sako Sakollari, denoncoi publikisht se i ishte kërkuar një shumë prej 50 mijë eurosh për të shmangur prishjen e objektit të tij.

Sipas deklarimeve të tij, persona të prezantuar si inspektorë të IMT-së i kishin thënë “shko tako shefin”, ndërsa ai kishte refuzuar, duke deklaruar se nuk pranon korrupsion.

Ai shtoi se kërkesa për pagesë ishte bërë “para disa muajsh”, duke theksuar se inspektorët kishin vepruar “në emër të shefit”.

Në të njëjtën deklaratë, Sakollari përmendi edhe një rast më të hershëm, ku sipas tij, rreth tre vite më parë i ishte kërkuar një shumë prej 200 mijë eurosh nga Mariglen Qato për të mos prishur të njëjtin objekt.

Megjithatë, kronologjia e ngjarjeve ngre dyshime të reja. Mariglen Qato u arrestua në fund të marsit 2024 në kuadër të hetimeve për aferën “5D”. Kjo do të thotë se në periudhën kur, sipas qytetarit, është kërkuar shuma prej 50 mijë eurosh, Qato nuk ka qenë më në detyrë.

Në këtë periudhë, drejtimi i IMT-së në Tiranë është ushtruar nga Rigers Sheqeri. Megjithatë, qytetari nuk përmendi asokohe në mënyrë të drejtpërdrejtë emrin e drejtuesit, duke deklaruar vetëm se kërkesa ishte bërë “në emër të shefit”.

Të fundit