Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kush është Thanas Bako, bosi shqiptar që pastronte paratë e trafikantëve

Një operacion i përbashkët i Europol, policisë holandeze dhe policisë greke, bëri të mundur arrestimin e Thanas Bako, 52 vjeç, nga Saranda banues Athines, i cili konsiderohet si “truri financiar” i mafies në Greqi.
“Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi. Arrestimi i tij vjen pas një hetimi të gjatë nga Policia holandeze (Politie) për aktivitetet e këtij bankieri të fshehtë që vepron në Holandë. Burri dyshohet se drejtonte një organizatë kriminale e cila pastronte miliona euro në baza mujore për kriminelët,” thuhet në njoftimin e Europol.
Ky arrestim u mbështet në kuadrin e Task Forcës Operacionale “TOKEN” e ngritur në Europol për të synuar rrjetet që lehtësojnë bankingun nëntokësor në mbarë botën.
Organizata kriminale trafikonte në baza ditore, nëpërmjet një sistemi bankar “të nëndheshëm” duke përdorur komunikime të koduara, shuma të mëdha parash dhe llogaritet se për një periudhë rreth 10 mujore trafikoheshin shuma të rendit të 250 milionë eurove.
Në kontrollin e kryer në banesën e të arrestuarit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma parash në kartëmonedha me origjinë nga vende të ndryshme, mes të cilave euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, franga zvicerane, lira turke, dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe Rand të Afrikës së Jugut. Gjithashtu janë konfiskuar telefona celularë, përfshirë një celular që përdoret për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM.
Europol e konsideron si një nga “peshqit e mëdhenj” të pastrimit të parave
Thanas Thoma Bako alias Athanasios Sebastian Bako konsiderohet nga Europoli si një nga “peshqit e mëdhenj” të pastrimit të parave që rrjedhin nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Por në qytetin e tij të lindjes ai rezulton si një ndër shumë emigrantët që prej vitesh nuk shihen të vijnë apo duken në mjediset publike edhe pse kontaktet me botën e nëndheshme mund t’i kenë ende aktive.
Profili i 52-vjeçarit nuk është i panjohur për policinë lokale. Në fund të viteve ‘90 dhe fillim te viteve 2000 ai është konsideruar si personazh me lidhje të forta në Sarandë me trafikantë ndërkombëtarë droge kryesisht të marijuanës nga Shqipëria në Greqi. Megjithatë skedën penale e ka të pastër në Shqipëri.
Në vitin 1998 gjithsesi ai rezulton të jetë ndodhur në Kanada, ku rezulton bashkëaksioner me shtetasin Th. P nga Saranda, në kompaninë e investimeve “Quebec Inc.” e cila aktivitetin e saj e ka deri ne vitin 2012. Bako më pas ka zhvilluar aktivitetin e tij në Greqi, por mesa duket, pa i shkëputur kurrë lidhjet me botën e krimit. Vitet e fundit Bako rezulton të jetë pronar i 99 % të aksioneve në një kompani Real Estate në Greqi.
Në pronësi të kësaj kompanie rezulton apartamenti luksoz i tij në Glifadha ku edhe ku arrestua si dhe disa apartamente të blera në Dafni dhe Ilioupoli. Përmes kësaj kompanie, ai rezulton se kryente pastrim të parave të karteleve të drogës, kryesisht nga Holanda e Belgjika.
Ai rezulton se u jepte udhëzime korrierëve se ku t’i merrnin e çonin paratë dhe duke përfshirë dhe konvertimin në kriptovaluta, kryente pastrimin e tyre dhe transferimin në shtete off shore dhe kryesisht në Dubai. Autoritetet holandeze kanë mbërritur deri tek emri i Bakos pas shkatërrimit të disa grupeve kriminale, nga komunikimet e të cilave përmes aplikacioneve të enkriptuara, kanë zbuluar një emër të koduar i cili më pas rezultoi të ishte pikërisht sarandjoti 52-vjeçar.
Sipas hetimeve të deritanishme, ai rezulton të ketë qarkulluar rreth 250 milionë euro brenda 10 muajve, para të ardhura nga trafiku i drogës. Autoritetet holandeze kanë informuar homologët grekë, të cilët pasi e kanë ndjekur për 6 muaj Bakon, e kanë prangosur me qëllim ekstradimin në Holandë, edhe pse sipas burimeve do i nënshtrohet edhe një hetimi në Greqi pasi ka dyshime edhe për pastrim parash në këtë shtet.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia greke gjeti dhe sekuestroi shuma parash në kartëmonedha me origjinë nga vende të ndryshme, mes të cilave euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, franga zvicerane, lira turke, Dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rand të Afrikës së Jugut si dhe dy ora luksoze. U sekuestruan edhe telefona celularë, përfshirë një celular që përdoret për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM, të cilat janë dërguar në Holandë për ekzaminim laboratorik pas miratimit të dhënë nga autoritetet gjyqësore.
Bako në Greqi profil të ulët, në TIMS rezulton pa pasaportë biometrike
52-vjeçari Thanas Bako rezulton të ketë lëvizur për herë të fundit nga Shqipëria në Greqi, të paktën në mënyrë të ligjshme, në vitin 2010 përmes një leje kalimi ndërsa përmes një pasaporte të vjetër, në vitin 2009. Ai nuk rezulton posedues i një pasaporte biometrike sipas sistemit TIMS, ndërsa dyshimet janë se mund të ketë ardhur më pas në Shqipëri përmes kalimit të paligjshëm nga kufiri gjelbër në zonën e Konispolit.
Në Greqi ai mbante një profil të ulët dhe qarkullonte me një motor “Harley Davidson” edhe pse banesa e tij në Glifadha ishte luksoze. Arrestimi tij nga autoritetet greke është kryer në 31 maj por është bërë publik nga dy komunikata të Europol dhe Policisë greke në 6 qershor. Në Greqi dhe në Shqipëri ai rezulton pa precedentë penalë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38