Flash News

E-TJERA

Kush është vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve të SPAK?

Kush është vartësja që Balluku ka kërcënuar

Intimidimi dhe kërcënimi i i vazhdueshëm i dëshmitarëve ishte arsyeja pse Prokuroria e Posaçme kërkoi autorizimin për një masë më të rëndë, atë të arrestit për Belinda Ballukun.

Një pjesë e zbardhur nga dosja hetimore, vërteton se si Balluku ka ndërhyrë, intimiduar dhë kërcënuar vartësen e saj me iniciale M. K., në kohën që është njohur nga SPAK me akuzat.

“Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo ishte njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion me forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K. (vartëse e saj).”

Sipas Lapsi.al personi me inicialet M.K, i përmendur në dosje, dyshohet të jetë Mirzeta Kashnica, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Kashnica nuk rezultonte të kishte një rol qendror në dosjen fillestare për manipulimin e dokumentacionit. Megjithatë sipas SPAK, ajo është vënë nën presion nga Balluku “në forma të ndryshme”, çka tregon se kanë qenë ndërhyrje të përsëritura dhe të qëllimshme.

Belinda Blluku akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë për tenderin për Tunelin e Llogarasë, aferë kjo me vlerë 210 mln euro dhe për 7 lotet e Unazës së Madhe, projekt për cilin janë prokurouar 450 mln euro.

Komunikimet e vazhdueshme që kishte zhvilluar në telefon me Ervis Berberin, ish-kreun e ARRSH, çuan në hetime të thelluara që zbardhën rolin e të dyve, mbi pazaret që bënin me tenderat e rrugëve. 

Nëse vërtetohet ky pretendim i shkruar në dosje nga prokurori Dritan Prençi, pozitat e Belinda Ballukut përballë drejtësinë do të rëndohen.

 

Të fundit