Flash News

E-TJERA

Kush është zv.ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri

Kush është zv.ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri

Personi në foto është zëvëndësmbasadori i ri i SHBA-së në vendin tonë, Demian Smith. Ambasada amerikane e ka prezantuar, duke dhënë më shumë detaje për diplomatin e ri të akredituar në Shqipëri.

Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe thotë se është “i gëzuar për aventurën tonë të re, për rikthimin në Ballkan dhe pres me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë tonë të re”.

Më parë, ai ka shërbyer si zv. ambasador në detyrë dhe këshilltar politik në ambasadën e SHBA-së në Uellington, Zelandën e Re. Gjithashtu ka qenë shef kabineti i Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, duke menaxhuar projekte të veçanta diplomatike për Sekretarin e Shtetit John Kerry.

Ai ka pasur edhe detyra të tjera në Uashington, ndërsa jashtë vendit, ai ka shërbyer në Tajlandë, Serbi dhe Indi. Smith flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

Diplomati është me origjinë nga Virginia Beach dhe është diplomuar në Kolegjin Ëilliam & Mary si dhe Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes.

Të fundit