Flash News

E-TJERA

"Kush është zv.kryeministri në përgjimet e Rezart Taçit?"/ Debat mes Naços dhe Xhaferajt: Adreso pyetjen aty ku duhet

"Kush është zv.kryeministri në përgjimet e Rezart

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ka patur një debat mes kryetarit Nasip Naço dhe deputetit demokrat Ferdinand Xhaferaj. Ky i fundit pyeti Naçon se kush është zv.kryeministri i përfshirë në skemën e pastrimit të parave.

Kujtojmë se nga përgjimet e biznesmenit Rezart Taçi ka rezultuar dhe një zv.kryeministër që kishte dijeni për pastrimin e parave.

Xhaferaj ka kërkuar të dijë nëse bëhet fjalë për ish zv.kryeministrin Erion Braçe, i cili i ka kudërshtuar fort akuzat apo për Arben Ahmetajn që mban aktualisht postin.

Naçi i ka thënë se nuk ka informacion për këtë çështje, duke i kërkuar deputetit që ta adresojë pyetjen te organet kompetente.

Debati

Ferdinand Xhaferaj: Doja të pyesja kryetarin e Komisionit të Sigurisë: Kush është emri i zv/kryeministrit që akuzohet se ka dalë në përgjime me Rezart Taçin, sepse Braçe dhe Ahmetaj bëjnë lojëra fjalës jo jam unë jo s’jam unë, doja të dija a ka një emër konkret për këtë përgjim?

Nasip Naço: Për zv/kryeministri mund t’i drejtohet SPAK-ut, nuk merret drejtori me përgjimet, drejto pyetjen aty ku duhet…

Ferdinand Xhaferaj: Braçe ka nxjerrë datat kur ka qenë zv/kryeminsitër, për cfarë i ka bërë publike ai, bëni transparencë. Mbanin minimum përgjegjësie transparenca ju mungon ju të rilindjes.

Nasip Naço: Adreso pyetjen aty ku duhet, nëse drejtori ka informacion më të detajuar ta thotë, unë nuk di çfarë të them…

 

 

Të fundit