Flash News

E-TJERA

Kush është zyrtari i lartë i arrestuar në Ministrinë e Financave, ish-kreu i Doganave dhe ‘Pastrimit të parave’

Kush është zyrtari i lartë i arrestuar në Ministrinë e

Tre zyrtarë të Ministrisë së Financave janë arrestuar sot me akuzën për shpërdorim detyre.

Mes të arrestuarve janë Arlind Gjokuta i cili mban postin e Sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Financave si dhe dy drejtorë të këtij institucioni, Fatmir Hoxha dhe Alban Ruli.

Gjokutaj nuk është një emër i panjohur, pasi më herët ka qenë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjokutaj drejtonte edhe Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, post të cilin e mbante që prej marsit të vitit 2017.

Ai ka ushtruar disa detyra të rëndësishme si Koordinator i Posaçëm për ekonominë, pranë Këshillit të Ministrave, dhe ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë.

Gjithashtu, është angazhuar si lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe në disa Universitete private. Është certifikuar si Trainer of Trainer në fushën e Antikorrupsionit dhe mirëqeverisjes nga OSBE, Shkolla Italiane e Administratës Publike dhe ASPA.

 

Të fundit