Flash News

E-TJERA

Kush i dhuroi vaksinat? Fico: Donatori ka kërkuar të ruhet kofidencialiteti, praktikë që ndodh kudo

Kush i dhuroi vaksinat? Fico: Donatori ka kërkuar të ruhet
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico

Ende nuk dihet se kush i dha Shqipërisë 975 vaksina anti-Covid. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se vendi i BE-së që dhuroi këto vaksina ka kërkuar që të ruhet konfidencialiteti, procedurë që po ndiqet dhe në shumë vende të tjera të botës.

“Sa i përket debatit i cili është i natyrshëm, ne kemi të njëjtën procedurë dhe jemi vendosur, qeveria shqiptare e ka prurë dhe është vendosur përpara një klauzole; atij të konfidencialitet.

Kjo është kërkesa e shtetit të BE që e ka dhuruar. Është praktikë që nuk ndodh vetëm për Shqipërinë. Por me atë çka unë kuptoj është praktikë që ka ndodhur dhe ndodh në vendet e tjera”, tha Fico për ‘News24’.

Ditari politik

Të fundit