Flash News

E-TJERA

Kush i hakeroi e-mailet e Prokurorëve të SPAK? Karamuço: Të përfshirë dhe politikanë

Kush i hakeroi e-mailet e Prokurorëve të SPAK? Karamuço:

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli rreth sulmit kibernetik ndaj e-maileve të prokurorëve të SPAK të ndodhur më 12 mars.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se janë tentuar të hakohen të gjithë kompjuterat e prokurorëve të SPAK, por vetëm tre janë arritur, pasi kompjuteri i Altin Dumanit dhe të tjerë kanë pasur nivel më të lartë të mbrojtjes.

Tentativa është bërë për të gjithë kompjuterat për të gjithë prokurorët e SPAK, por ia kanë dalë vetëm me tre kompjutera. Ndërkohë kompjuterat e tjerë kanë pasur një nivel më të lartë të mbrojtjes, prokurorët kanë qenë më të kujdesshëm, kanë ndryshuar paswordet dhe kanë pasur survejmin e personelit mbështetës të IT.

Sistemi i brendshëm i teknologjisë që ata kanë që përfshijnë laboratorët dhe të dhënat e tjera kriminalistike, janë të gjitha në një sistem të pavarur dhe shumë të mbrojtur dhe kjo ka qenë suksesi i madh që nuk janë marr edhe këto.

Ka të përfshirë politikanë në mënyrë direkte ose indirekte. Ndërkohë motivi nuk dihet ende, mund të jetë për shantazh, për zhvendosje të vëmendjes, ka shumë arsye që duhet ti hetojë SPAK”,-tha Karamuço. 

Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni, i dyshuar për shpërndarjen e informacionit të vjedhur, por sipas Karamuços, këta nuk janë personat e vetëm të përfshirë në krim.

 

Të fundit