Flash News

E-TJERA

Kush i nxori pamjet e dhunës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias? Policia i përgjigjet Pallatit Mbretëror

Kush i nxori pamjet e dhunës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias?

Policia e Shtetit i është përgjigjur Pallatit Mbretëror, pasi akuzoi blutë se është përgjegjës për shpërndarjen e pamjeve në media dhe rrjetet sociale ku përplasen fizikisht Princ Leka dhe Elia Zaharia.

Policia e mohon pretendimin e Pallatit Mbretëror dhe thekson se video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë.

“Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”, thuhet në reagim.

Deklarata nga Oborri Mbretëror:

“Oborri Mbretëror shpreh thellësisht zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.
Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet.”-thuhet në reagimin e oborrit mbretëror shqiptar”. 

 

Të fundit