Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kush ia paguante ‘SKY’ policit Rezart Kuçit, qokat me shpërblim dhe përfshirja

Oficerit të Policisë së Shtetit Rezart Kuçit, ia paguante tarifën e telefonit Sky Ecc shtetasi Ervis Matodashaj, ky i fundit i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes për goditjen e grupit kriminal të Inez Hajrullës.
Në dosjen hetimrore përfshihen implikimet e tij, në dhënie informacionesh, qoka kundrejt pagesave dhe angazhime të drejtëpërdrejta në trafikim të narkotikëve e gjithashtu disa nga episodet kryesore të trafikimit të droga dhe kapjet e tyre në disa shtete
REZART KUÇI: Fol icik me atë të sky se më mbyllet sot
ERVIS MATODASHAJ: Po i shkruajta
Dhe Matodashaj i dërgon mesazhin që i ka nisur një kontakti të regjistruar me emrin:
Përdorues i paidentifikuar: O vlla më bëj një ofertë 6 mujore të të nis lekët me fugon se jam në Vlorë
Përdorues i paidentifikuar: 5 minuta është gati
Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se personi nën hetim Rezart Kuçi, në cilësinë e opgj/shef krimesh, ka krijuar marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi me shtetasin Ervis Matodashaj, i cili është i përfshirë në aktivitet kriminal. Në kuadër të kësaj marrëdhënie, personi nën hetim Ervis Matodashaj, ka kryer pagesën në vlerën 1200 euro, për rimbushjen e llogarisë të Rezart Kuçi, në aplikacionin e enkriptuar Sky EÇ. Pagesa është kryer në funksion të përdorimit të këtij aplikacioni për komunikim të fshehtë, të lidhura me veprimtari kriminale.
SPAK thotë se Kuçi ka pranuar përfitimin pasuror dhe e ka përdorur mjetin e komunikimit për shkëmbim informacioni me personat e përfshirë në aktivitet kriminal, dhe është i lidhur drejtëpërdrejt me funksionin e tij si shef krimesh.
Një mesazh i datës 11 janar 2021, tregon qartë precedentin e rëndë të implikimit të punonjësit të Policisë së Shtetit në krim.
REZART KUÇI: U shkëmbeva me audin. Prandaj
ERVIS MATODASHAJ: Me kë aud vlla
REZART KUÇI: Me atë audin për atentat, që mban ti. Me targa angleze.
Në analizë të kësaj bisede, Rezart Kuçi pohon se ka dijeni që Ervis Matodashaj ka një automjet, të markës "Audi", me targa angleze dhe është në dijeni që ky automjet është i destinuar për "atentat". Në këtë mënyrë ai me mosveprimet e tij ka kontribuar duke patur një rol mbështetës ndaj aktivitetit kriminal të Ervis Matodashaj
Rreth një muaj më vonë Kuçi e njofton Matodashajn për një operacion policor dhe se si duhet të sillet.
REZART KUÇI: Ik që aty o budall. Se më kanë dhonë urdhër me ardh me ju mor. Hahahahaha... Çdo ti aty? Është alarmu gjithë dynjaja. Vk, se merrem unë po vi aty. Ai boti flet gjë po e pyeta unë… Rri serioz kur të vi unë. Ka dhënë urdhër i madhi. Mos e ça k*rin, se e kam unë situatën në dorë, kujdes rrini serioz mos jepni të njofme. Ik direkt tek shpia jote mos rri rrugëve. Ik në shpi, jo këtu poshtë.
Kuçi rezulton i përfshirë edhe në trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me Arben Memishajn dhe një person që identifikohet me inicialet RL. Droga do transportohej në linjën detare Marok-Spanjë. Në Spanjë ata kishin siguruar dhe magazinuar një gomone rreth 8 metra të gjatë për trasnportimin e driogës. Në të njëjtin vend ishte magazinuar edhe sasia e lëndës narkotike që është sekuestruar nga autoritetet policore gjermane. Kuçi aktivizohet personalisht në sigurimin e gomones për të trafikuar drogë dhe shkëmben mesazhe me një person të paidentifikuar.
REZART KUÇI: Ke mundësi të gjesh një mjet të madh për punë të forta. Se kam një linjë super që punon gjithë kohës. Jo aty në Shqipëri
Përdorues i paidentifikuar: Po e gjejmë. Pilotin e ke ti, dhe për ku, Itali apo Turqi?
REZART KUÇI: Jo jo, këndej nga krahu tjetër. Pyet e më thuaj. Mjet të madh. Jo nga ata me dy motor, 10 metrorshit. Kam një super kontakt këtu në Spanjë. Shiko pyet me terezi.Po pate... Ta fus në punë e të lë dhe çik hapsirë në ngarkesë. Do ngelesh shumë i kënaqur. S’besoj të kesh parë punë si kjo ndonjëherë. Pilota ka,sështë problem, i gjej vet.
Më pas ai e pyet se ku ndodhet dhe Rezarti konfirmon se ndodhet në Spanjë. Rezarti shprehet se është i interesuar për gomonen dhe të jetë me përmasa të mëdha, pasi është gati për të transportuar rreth 3-4 ton lëndë narkotike e llojit cannabis, duke ju referuar si "çokollatë"
Po në datën 02.10.2020, Rezart Kuçi komunikon me Arben Memishaj ku flasin për gomonen, ngarkesën e drogës, dhe një muaj vonesë nga sa e kishin parashikuar ta transportonin.
Më 14 tetor 2020, përfundimisht zgjidhet çështja e gomones dhe parkingut të saj në Marok. Targat dhe dokumentat e gomones janë false. Më 10 nëntor të të njëjtit vit gomonia që mban 5 ton niset me kamion dhe në darkë futet në traget drejt destinacionit ku diskutohet ti vihen pajisje gjurmuese.
Kapja e drogës në Gjermani.
Në datën 21.11.2020, ora 10:01 diskutojnë për kamionin, të cilin jane ne pritje. Me këtë kamion do te dergohet lenda narkotike nga Granda, Spanje drejt Germanise
Episode të tjera kanë të bëjnë me sekuestrimin e 227 kg kanabis në Turqi, e Hamëz Demushit që ushëtontë nga Turqia drejt këtij vendi.
Sekuestrimi i 400 kg kanabis në Maqedoninë e Veriut. Kamioni kishte hyrë nga Kosova dhe kishte destinacion Turqinë.
Rrafikimi nga Flodian Plaku dhe personave të tjerë trafikim të mbi 60 kg kokaine nga Amerika Latine drejt Gjermanisë.
Po në Maqedoni të Veriut kapja e 400 kg kanabis./ Fatjon Gjinaj, syri.net/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38