Flash News

E-TJERA

Kush janë 3 ministrat më zhgënjyes të qeverisë 'Rama' sipas Baton Haxhiut

Kush janë 3 ministrat më zhgënjyes të qeverisë

Analisti Baton Haxhiu ka renditur tre ministrat jo të suksesshëm të qeverisë ‘Rama’.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu tha se tre ministrat që kanë qenë dështim sipas tij janë Ulsi Manja, Bora Muzhaqi dhe Mirela Kumbaro, ndërsa më të suksesshmit i nis nga Belinda Balluku, Igli Hasani dhe Anila Denaj.

Blendi Fevziu: Kush ka qenë dështim në qeveri sipas teje?

Baton Haxhiu: I pari për mua është Ulsi Manja për faktin që i ndodhi gjithë ajo gjë në burgun e Peqinit, vrasja spektakolare dhe nuk pati kurajo për të dhënë dorëheqjen. Sado i mirë të jesh si ministër, kur ndodhin gjëra të tilla, ti moralisht nuk mund ta ushtrosh një profesion të tillë për faktin se vrasja është akti më i rëndë që mund t’i ndodhë njeriut. E dyta, Bora Muzhaqi, kishim pritshmëri të mëdha. Vjen nga një universitet i njohur dhe vjen nga një dikaster që ka qenë i jashtëzakonshëm për performancë. Jam habitur që në të gjitha daljet publike ka bërë gafa. E treta, Mirela Kumbaro dështim dhe i emërimit dhe i punës së saj.

Por cilët janë 3 ministrat më të suksesshëm sipas Baton Haxhiut?

Baton Haxhiu: 3 më suksesshmit kam problem… Belinda Balluku dhe Igli Hasani lidhen fort me kryeministrin Rama dhe të gjithë peshën politike e kanë të lidhur me Ramën… E treta për mua më e sukssesshme është Anila Denaj. Po flas dhe më para se të bëhej ministre finance. Ka jo vetëm një profil korrekt, por shkon dhe përtej ministrave të tjerë. 

 

 

Të fundit