Flash News

E-TJERA

Kush janë gazetarët shqiptarë të shpallur non grata nga Greqia?

Kush janë gazetarët shqiptarë të shpallur non grata nga

Shpallja “non grata” e gazetarit Artan Hoxha së fundmi nga autoritetet greke ka rikthyer në vëmendje listën e gazetarëve shqiptarë që ndër vite janë ndaluar të hyjnë në territorin grek.

Sipas njoftimeve zyrtare të autoriteteve kufitare, Hoxha është konsideruar “kërcënim për rendin dhe sigurinë publike”.

Gazetari investigativ u ndalua në pikën kufitare të Kapshticës, ku iu komunikua se ishte në listën e personave të padëshiruar për të hyrë në territorin grek.

Sipas policisë greke, arsyeja lidhet me “rrezikshmërinë për rendin publik”, ndërsa Hoxha deklaroi se nuk ka marrë asnjë sqarim zyrtar për motivet konkrete.  

Ky rast i fundit i shtohet një precedenti tashmë të njohur: gazetarit investigativ Marin Mema, i cili për vite me radhë ka qenë i shpallur persona non grata nga shteti grek.
Gazetari i njohur i kronikave historike dhe investigimeve mbi çështjet shqiptaro-greke u shpall non grata nga Greqia disa vite më parë, vendim që lidhet me dokumentarët e tij mbi të drejtat e shqiptarëve çamë dhe çështjet territoriale, të cilat shkaktuan reagime të forta në Athinë. Deri sot, atij vazhdon t’i mohohet hyrja në Greqi.

Të fundit