Flash News

E-TJERA

Kush janë mbështetësit e tij brenda PD? Kadilli: Njoh më shumë demokratë se Basha

Kush janë mbështetësit e tij brenda PD? Kadilli: Njoh më

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli deklaron se kryedemokrati, Lulzim Basha është i shteruar politikisht.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Kadilli thotë se njeh më shumë demokratë se Basha, ndërsa ka listuar arsyet se pse shpalli kandidaturën për kreun e PD.

Çdo njeri mendon se është më i mirë nga tjetri, por e dyta që të jetë krahas saj është të kesh matjen se sa mbështetës ke në kryesinë e PD-së.

Sa persona brenda partisë mbështesin ty dhe sa Bashën?”, e pyeti Arjan Çuri Kadillin. “Unë njihem shumë më pak se sa Basha nga publiku i gjerë, por edhe nga demokratët në tërësi. Unë njoh personalisht më shumë demokratë se sa njeh Lulzim Basha. Sot unë jam i vendosur ta çoj deri në fund këtë rrugë që kam nisur, do u ofroj një projekt më të mirë nga ajo që ka qenë deri sot. PD të jetë që në fillim një lëvizje popullore, plotësisht pro fraksioneve. Basha për mua politikisht ka shteruar”, u shpreh Kadilli.  

Të fundit