Flash News

E-TJERA

Kush janë personat e arrestuar për kërcënimin ndaj kreut të FSHF

Kush janë personat e arrestuar për kërcënimin ndaj kreut

Personat që shihni në foto janë katër nga pesë personat e arrestuar nga Policia e Durrësit në lidhje me kërcënimin e kreut të FSHF-së Armando Duka.

Duka është kërcënuar nga babai i një futbollisti, njëkohësisht presidenti i klubit të futbollit ‘Iliria’, Nazmi Selmani.

Pasi e ka kërcënuar me sms, Selmani bashkë me 4 persona të tjerë i kanë shkuar në shtëpi për t’i bërë presion Dukës, që kreu i FSHF-së të grumbullojë në Kombëtare, djalin e presidentit të Ilirisë, Gentian Selmani, i cili luan për skuadrën e Tiranës.

Pas kërcënimeve, Armando Duka, ka shkuar në polici dhe ka kallëzuar personat që e kanë kërcënuar në lidhje me detyrën që ai ushtron. Pas denoncimit, policia arrestoi shtetasit Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani.

Të fundit