Flash News

E-TJERA

"Kush ka veshë, le të dëgjojë", trajnerja Elida Motro kërkesa të drejtpërdrejta qeverisë

"Kush ka veshë, le të dëgjojë", trajnerja Elida

Viti qe sapo hyn dhe vijnë shifrat e para aspak te mira sa i takon punësimit. Shihni një pjese ‘gri’ te realitetit sipas raportit te Bankës Botërore para shënimeve të Elida Motros- trajnere për zhvillimin personal te individit për në tregun e punës.

Elida shprehet në një intervistë për Scan Tv:

“Shqipëria nuk do të ndjejë rimëkëmbjen e vërtetë gjatë vitit 2021, pasi do të ketë një rritje ekonomike të lehtë dhe rënie 5%. Kjo pasi një nga treguesit kryesorë si papunësia u rrit tepër, kur vendet në zhvillim ekonomik kishin një nivel të lartë me 11,5% në 2019 dhe ky nivel i të papunëve u rrit në ritme të shpejta me 11,9% vetëm në 3 muaj të 2020 dhe pritet që të rritet nëse situata pandemike vazhdon akoma. Në këto kushte Shqipëria ka pasur një rënie të ndjeshme të konsumit me 8%, kjo si pasojë e të ardhurave të pakta dhe të mungesës së mbështetjes së mjaftueshme sociale. Edhe eksporti i mallrave dhe shërbimeve do të pësojë tkurrje të mëdha me 37%. Të dy këta tregues kanë rritur ndjeshëm normën e papunësisë, kur në këto shifra nuk janë llogaritur punonjësit informalë, të cilët po kalojnë periudhën më të vështirë dhe janë zhytur në varfëri”, thuhet në raport. Nga ana tjetër një pikë tjetër e dobët e vendit tonë për të përballuar këtë kizë është mungesa e reformës fiskale. Sipas BB, lehtësimi në taksa i bizneseve është një hap mbështetës për ta, por nga ana tjetër ka rritur në nivele të larta tek 12% deficitin buxhetor. Prandaj duhet që qeveria të mendojë për reforma afatshkurtra në përmirësim të sistemit fiskale. Deri më tani politikat makroekonomike të Shqipërisë janë drejtuar për në mbështetje të bizneseve dhe personave të prekshëm nga pandemia. Por në vijim duhet të bëjë reforma për rimëkëmbje të ekonomisë në total."

Trajnerja Elida Mortro, ka bërë disa kërkesa të drejtpërdrejta:

Është koha të mendohet për rrjeta sociale sigurimi që nxisin dhe drejtojnë punonjësit drejt marrjes së aftësimit të duhur të ekonomisë së pandemisë.

Është koha që qeveria të vazhdojë ndihmën direkte ndaj të zhvendosurve (në papunësi) nga vendet e punës duke e lidhur drejtpërdrejtë me detyrimin për marrje ore trajnimi të saktësuara me marrjen e tëhollave, pagesës nga siguracionet apo pagesë direkte e pas pandemisë.

Është koha të drejtohen kah marrjes së aftësive të reja të kërkuara ne tregun e punës, për të ri-hyre të azhurnuar me ndryshimet (trajnime për teknologjinë, gjuhët e huaja, marketingun digjital e mix, për inteligjencën emocionale dhe sociale, për të përmendur disa).

Është koha që me urgjencë të konsiderohemi ne si treg privat trajnimesh për tregun e punës si partnere në bashkëpunim me qeverinë qendrore e vendore për të hapur platformat tona edhe për punëkërkuesit që nuk kanë mundësi financiare të marrin shërbimet tona.

E thëne thjeshtë, të ndihmohemi të ndihmojmë sa më shumë nga forca punëtore e dislokuar nga vendet e punës prej (tërmetit dhe më pas) pandemisë.

Kjo nuk është thirrje e bere nga interesa personale! Kuptohet që në tregun e lirë të punës, sa më shumë rritet kërkesa për produktin tonë, sidomos të kompanive që si ne janë prej një dekade në treg me një klientelë dhe treg të pasur, aq më shumë shtrenjtohet edhe oferta. Por është një nevojë për krijim të një kulture të ndihmës komunitare të vazhdueshme ndaj atyre të demtuarve më së shumti prej pandemisë.

Kjo është thirrje për të mos pasur askurrë një kategori ish-punonjësish që shtyhen në skamje të skajshme.

Kush ka veshe, le ta dëgjoje!

 

Të fundit