Flash News

E-TJERA

Kush përfitoi 3 vjet nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese? Meta: Do i kishte thënë me kohë Parlamentit se është jo kushtetues

Kush përfitoi 3 vjet nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese? Meta: Do i
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka komentuar insistimin e ambasadores amerikane dhe atij të Bashkimit Europian, të cilët kanë këmbëngulur që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda dhjetorit, siç ndodhi sot me dekretimin e emërimit të anëtarit të 6-të, Përparim Kalon.

Në një intervistë për ‘Fax News’, Meta thotë se nëse do kishte qenë funksionale, një Gjykatë Kushtetuese funksionale, duke marrë shkas nga rasti i Kosovës, do t’i kishte thënë me kohë, që Parlamenti është jo kushtetues.

“Kush përfitoi më shumë se tre vjet nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese? A e patë Ju, çfarë ndodhi në Kosovë? Gjykata Kushtetuese u shpreh, qeveria është e paligjshme.

Një Gjykatë Kushtetuese e këtyre standardeve,  pa dyshim që,  duhet të kishte thënë me kohë, që ky është një Parlament jo kushtetues, këta deputet që kanë hyrë janë jo kushtetues.

Edhe, që shumica e PPP-ve me miliarda euro gjatë këtyre dy viteve, që kanë kaluar pa Gjykatë Kushtetuese, janë gjithashtu anti-kushtetuese edhe në kundërshti me interesin publik.

Mendoj që edhe Komisioni i Venecias, e ka sqaruar shumë qartë në të kaluar këtë debat, që përgjegjësia ka qenë e njerëzve të maxhorancës në krye të KED-së, edhe në krye të vet Parlamentit.

Bllokimi sistematik që maxhoranca i ka bërë KED-ve, vit pas viti.

Është e qartë, që në gjithë këtë histori i vetmi institucion gjithashtu, dhe i vetmi person, sepse përveç angazhimit tim për më shumë se tre vitesh si President dhe në angazhimin e mëparshëm si Kryetari i Kuvendit, ka qenë pikërisht për të parandaluar një situatë të tillë që vendi të ngelej pa Gjykatë Kushtetuese. Këtë e dinë të gjithë aktorët e tjerë dhe bashkëfajtorët, se përse pse jemi në këtë situatë.

Presidenti, gjithmonë ka qenë kryesori që ka kërkuar bashkëpunim.

Dihen veprimet e tyre të njëanshme, vetëm me një qëllim , për kapjen e Gjykatës Kushtetues, siç kanë bërë me institucionet e tjera të drejtësisë”, tha Meta.

 

Të fundit