Flash News

E-TJERA

Kush qëndron pas sulmit ndaj Berishës? Flet presidenti kroat: Atentat i montuar ndaj kreut të opozitës

Kush qëndron pas sulmit ndaj Berishës? Flet presidenti kroat: Atentat

Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, vizitoi një ditë më parë në selinë blu kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Vizita e Mesiç erdhi dy ditë pas sulmit që ndodhi në protestën e 6 dhjetorit.

Në një intervistë për Panorama, Mesiç ka komentuar edhe goditjen ndaj Berishës. Presidenti kroat e quajti sulmin një atentat të montuar ndaj kreut të opozitës.

“Unë nuk do ta quaja incident, por si atentat i montuar. Është njësoj, sikur një e rrahur e rëndë e rrëzon njeriun në tokë dhe njeriu duke u rrëzuar mund t’i bjerë koka në beton dhe mbetet i vdekur. Për këtë arsye, quhet atentat ndaj kreut të opozitës. Doktor Sali Berisha nuk është njeri i panjohur, por ka qenë qeveritar dhe në të gjitha pozicionet politike në Shqipëri. Është njeri që e njeh i gjithë rajoni gjithë Ballkani, Evropa dhe gjithë bota”, tha Mesiç.

I pyetur për mesazhin që sulmi përcjell për demokracinë, në një kohë kur sulmi ndodhi ditën e Samitit BE-BP, Mesiç u shpreh se bëhet fjalë për një sulm ndaj demokracisë. Presidenti kroat tha se pas sulmit ndaj ryedemokratit, qëndrojnë ata që janë kundër demokracisë dhe pluralizimit.

“Mesazhi im është që ky është një sulm kundër demokracisë. Mbas këtij sulmi, me siguri qëndrojnë struktura të ndryshme. Nuk kam informacione të hollësishme se kush qëndron pas kësaj, por kjo është edhe një gjë kundër atyre liderëve që ishin atë ditë në Shqipëri, pra përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Unë nuk dua të them diçka për këtë çështje, sepse s’kam informacione të sakta, por e sigurt është se pas asaj që ndodhi qëndron dikush tjetër. E sigurt është se qëndrojnë ata, të cilët janë kundër demokracisë, kundër pluralizmit dhe kundër çdo procesi demokratik”, u shpreh presidenti kroat.

Të fundit