Flash News

E-TJERA

"Kush të ketë mundësi t'i ndihmojë", Spaho nxjer videon: Tre të sëmure jetojnë në mjerim

"Kush të ketë mundësi t'i ndihmojë", Spaho

Deputeti i PD-së Edmond Spaho, ka publikuar një video të një familje në Devoll që jetojnë në kushte të mjerueshme.

"Janë tre veta te sëmure ne një shtëpi ku çfare fryn jashtë hyn brenda. Jetojnë dy prindër te sëmure dhe djali me KEMP te cilin ja kane ndërprerë prej dy muajsh. Dy fëmijë te tjerë i kane vdekur." shkruan deputeti.

Më pas e mbyll duke u bërë thirrje Kryetarit te Bashkise Devoll, Deputeteve te Devollit, bizneseve te zonës, shoqatave te bamirësisë te vene dorën ne zemër dhe ta ndihmojnë ketë familje qe po heq kaq shume vuajtje.

Postimi i plotë: 

Shikoni kete video. Eshte e familjes Sejdo ne fshatin Sul te Bashkise Devoll.

Jane tre veta te semure ne nje shtepi ku cfare fryn jashte hyn brenda. Jetojne dy prinder te semure dhe djali me KEMP te cilin ja kane nderprere prej dy muajsh. Dy femije te tjere i kane vdekur.

Nuk ka lene dere pa trokitur gruaja, Albana, e vetmja qe mund te levize, ne pushtetin vendor dhe qendror por askush nuk e ve ujin ne zjarr.

Ka arritur te blere 15 kv çimento, reren dhe ca tulla per te riparuar shtepine por deri ketu. Nuk ka me mundesi. Ajo merr vetem 130 mije leke te vjetra ne muaj ndihme ekonomike e cila nuk i del per te blere ilacet e te birit, te shoqit dhe te sajat.

Devolli nuk eshte zona qe une jam zgjedhur Deputet por Albana me ka kontaktuar dhe kerkuar qe ta ndihmoj per ta bere te ditur rastin e saj fatkeq.

I bej thirrje Kryetarit te Bashkise Devoll, Deputeteve te Devollit, bizneseve te zones, shoqatave te bamiresise te vene doren ne zemer dhe ta ndihmojne kete familje qe po heq kaq shume vuajtje.

Ju lutem, kush ta lexoje kete thirrje ta shperndaje sa me shume te mundet, sepse edhe ne se shteti nuk do reagoje, jam i bindur qe do gjenden plot te tjere qe do ndihmojne.

Ju faleminderit!

Të fundit