Flash News

E-TJERA

Kushëriri i Martinajt "fluturoi" me “X6” te Diga e Liqenit, flet i riu që mori fajin: Nuk doja t'i beja keq

Kushëriri i Martinajt "fluturoi" me “X6” te Diga e

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arrest në burg për Eldi Allushin, i cili  akuzohet për 3 vepra penale, lidhur me aksidentin tek diga e Liqenit Artificial.

Referuar detajeve nga dosja hetimore, Eldi Allushi nuk qenë fare në makinë në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Ajo drejtohej nga Emiljano Nina, që është shpallur në kërkim për 7 vepra penale dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri i Eldi Allushit.

Ky i fundit tregoi para OPGJ pse e fshehu ngjarjen pas shoqërimit me dyshimet se mjeti drejtohej prej tij.

Nuk i tregova policisë se nuk doja t’i bëja keq Emiljanos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiljano, pasi erdhi nga aksidenti, fjeti gjumë, mua nuk më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë që do paraqitem vetë në polici. Për 5 orë nuk u paraqita pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë”, raportohet të ketë deklaruar Allushi.

Të fundit