Flash News

E-TJERA

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, moti për ditën e sotme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, moti për ditën e sotme

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar. Dita e dielë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpetësi mesatare deri në 7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, moti për ditën e sotmeKushte atmosferike të paqëndrueshme, moti për ditën e sotme

Të fundit