Flash News

E-TJERA

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 6 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Të fundit