Flash News

E-TJERA

Kushte të paqëndrueshme dhe vranësira mesatare, parashikimi i motit

Kushte të paqëndrueshme dhe vranësira mesatare, parashikimi i

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.

Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 3-4 ballë.

Të fundit