Flash News

E-TJERA

Kushte të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit

Kushte të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal priten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht në veri të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Hera-herës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave të izoluara kryesisht në verilindje – lindje tëvendit. Pas orëve të mesditës reshjet shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm ne zonat malore të vendit deri në orët e pasdites më pas ndërprerje të tyre.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1ballë.

Të fundit