Flash News

E-TJERA

Kushtet e punës/ Policët e burgjeve në protestë, paralajmërojnë bojkot

Kushtet e punës/ Policët e burgjeve në protestë,

Anëtarët e Sindikatës së Shërbimeve Policore dhe punonjës të Policisë së Burgjeve protestuan sot para zyrës së delegacionit të BE-së në Tiranë.

Ata kanë kërkuar nga qeveria kushte më të mira pune teksa i janë drejtuar Ministrisë së Brendshme me akuzën se nuk zbaton VKM-në, për uniformat e efektivëve. Sipas kreut të sindikatës, Valentin Maçaj, ministria nuk zbaton VKM-në, ndërsa policët uniformat i blejnë te “Rruga e Barrikadave”.

“Tallje e ish-ministres Gjonaj me uniformat e policisë. Në 2018 nxori VKM për tenderin për uniformat. Paratë nuk di ku shkuan ndërkohë sot punonjësit e policisë së burgjeve I blejnë uniformat tek Rruga e Barrikadave. Punonjësit e policisë po lënë detyrën duhej të ishin 3599 punonjës por janë vetëm 3 mijë. Kanë lënë detyrën punonjësit”, u shpreh Maçaj.

Sindikata paralajmëroi bojkot për turnet e dyta në shenjë proteste.

“Në ditët në vijim është mos marrja e shërbimit në institucione, do jenë 10 institucione që turnet e dyta nuk do marrin shërbimin 1-3 orë, me mirëkuptim asgjë që nuk shkakton, se dhe ato që do jenë në shërbim do e bëjnë punën do rrinë 15 orë në punë se po protestohet për të drejtat e tyre, jo bojkot pune, po vonesë e marrjes së turnit të shërbimit. Jo greva, se nuk lejohet, greva është ta braktisësh, ato do jenë në dyert e institucionit në shenjë proteste”, tha Macaj.

Të fundit