Flash News

E-TJERA

"Kushtet, kushtet, kushtet!" Raporteri për Shqipërinë në PE 'shuplakë' Ramës: Nuk na bën dot për budallenj!

"Kushtet, kushtet, kushtet!" Raporteri për Shqipërinë
Në foto: Raporteri Grupit PPE për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega

Raporteri Grupit PPE për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega, ka theksuar se përmbushja e 15 kushteve për hapjen e negociatave me BE është thelbësore.

Në fjalën e tij gjatë debatit të sotëm në Komisionin e Punëve të Jashtme, Lega u shpreh se lajmet e bukura nga Tirana "nuk na bëjnë dot budallenj" dhe se raporti i paraqitur kishte nevojë për amendim.

Eurodeputeti deklaroi se PPE e përkrah Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE, por përmbushja realisht e kushteve është tepër e rëndësishme për çeljen e negociatave.

“Shqipëria ka bërë progres, por patjetër që shqetësimi jonë është që të përmbushen të gjitha kushtet para hapjes së negociatave. Duhet të vazhdohet më tej kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet bërë më shumë në këtë fushë. Shqipëria e meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE, populli shqiptar meriton një progres të qëndrueshëm. Shpresoj shumë që të vazhdoj të bashkëpunoj me raportuesen për Shqipërinë për të vazhduar rrugën drejt BE-së”, tha Lega.

Kujtojmë se, në qershor Lega deklaroi se qeveria Rama po tregohet e butë me baronët e drogës dhe e ashpër me gazetarët.

Ndërkaq, muajin e shkuar, bashkë me dy kolegë, përmes një pyetje me shkrim drejtuar  Josep Borrel  ai i kërkoi atij sqarime se përse Komisioni Europian nuk ka përmendur shitblerjen e votës në raportin e 2020. Nisja e hetimeve ndaj të akuzuarve për blerjen e votave është një kusht thelbësor për BE dhe jo vetëm për PPE.

Të fundit