Flash News

E-TJERA

‘Kushtetuesja’ certifikon ’30 qershorin’, Patozi: Përfundoi me një kosto të lartë për opozitën

‘Kushtetuesja’ certifikon ’30 qershorin’, Patozi:

Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e ka cilësuar fund të pritshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive duke legjitimuar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të 2 viteve më parë, të cilat opozita i bojkotoi.

Në një status në Facebook, Patozi shkruan se ky proces përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën, por veçanërisht për Partinë Demokratike.

“Fundi i pritshëm i një marrëzie politike, gjatë kohës kur "Foltorja" dhe vulëmbajtësit e partisë mendonin dhe vepronin njësoj. Një aventurë e rrezikshme, e cila përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën, por veçanërisht për Partinë Demokratike.

Do të habitesha shumë, nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte sot pendesë apo reflektim, pas vendimit të së vetmes gjykatë në Shqipëri, e cila, të paktën deri tani, nuk konsiderohet ende si e kapur nga pushteti. E cila, në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias.

Një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike”, shkruan Patozi.

Të fundit