Flash News

E-TJERA

Kushtetuesja i kthen Onejda Ymerajt telefonin e sekuestruar nga SPAK

Kushtetuesja i kthen Onejda Ymerajt telefonin e sekuestruar nga SPAK

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerajt dhe i ka kthyer telefonin, i cili i ishte sekuestruar nga SPAK në shkurt të vitit 2024 në kuadër të hetimeve për ish-numrin dy të qeverisë, Arben Ahmetaj.

Kushtetuesja thotë se ka konstatuar shkelje në veprimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, duke vendosur që Ymerajt t’i kthehet telefoni i sekuestruar, por ndërkohë, ka lejuar mbajtjen nën sekuestro të kopjeve të të dhënave që lidhen drejtpërdrejt me hetimin penal, duke kërkuar që ato t’i nënshtrohen kontrollit të mëtejshëm gjyqësor.

Sipas Kushtetueses, pranimi i pjesshëm i kërkesës është bërë pasi është konstatuar cënim i lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për pjesën që ato nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar gjithashtu SPAK-un që brenda një afati 3-mujor, të marrë masat e nevojshme për të rivendosur ligjshmërinë procedurale në lidhje me këtë çështje, duke respektuar të drejtat e individit të mbrojtura nga Kushtetuta.

Vendimi i Kushtetuese:

Kushtetuesja i kthen Onejda Ymerajt telefonin e sekuestruar nga SPAK

Kushtetuesja i kthen Onejda Ymerajt telefonin e sekuestruar nga SPAK

Të fundit