Flash News

E-TJERA

“Kushtetuesja” la në detyrë Metën, reagon ambasada amerikane: Po pasqyrohet pavarësi dhe integritet

“Kushtetuesja” la në detyrë Metën, reagon ambasada

Ambasada amerikane ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të mos shkarkonte presidentin Ilir Meta.

Ambasada thotë se “Kushtetuesja” po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionet, duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Gjithashtu thekson se Shtetet e Bashkuara mbështesin zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe një gjyqësor të pavarur.

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Të fundit