Flash News

E-TJERA

Kushtetuesja mbetet ‘e paplotësuar’, KED skualifikon 3 kandidatë; arsyet

Kushtetuesja mbetet ‘e paplotësuar’, KED skualifikon 3

Gjykata Kushtetues duket se do të vijojë ‘ta vuajë’ plotësimin e kabinetit me 9 anëtarë siç është parashikuar në ligj. Vendet vakante do të mbetet ende ‘vakante’.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pezulluar kandidimin e tre gjyqtarëve Sinan Tafaj, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishaj, për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin e KED, thuhet se gjatë shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacioneve përkatëse për çdo kandidaturë, janë gjetur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Ndonëse KED vendosi ndalimin e kandidaturave për tre gjyqtarët, secli ka të drejtë ta ankimojë vendimin pranë Gjykatës Administrative të Apelit, jo më vonë se 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Ndalimin e kandidimit dhe mosvijimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë: Z. Sinan Tafaj, për vendin vakant të znj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të z. Gani Dizdari; Znj. Dhimitrula Spiro, për vendin vakant të znj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të z. Fatmir Hoxha; Z. Saimir Vishaj, për vendin vakant të znj. Vitore Tusha, vendin vakant të z. Gani Dizdari dhe vendin vakant të z. Fatmir Hoxha. Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në njoftimin e KED-së.

Gjykata e Lartë publikoi pak muaj më parë listën me 9 emra kandidatë për vendet vakante pranë Gjykatës Kushtetuese. Nga 9 kandidatët e propozuar kanë mbetur vetëm 7 prej tyre pasi 3 gjyqtarët që KED skualifikoi nga lista e kandidimit, ishin pjesë e listës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Dosjet ‘e nxehta’ të Kushtetueses në shtator

Me fillimin e punimeve në shtator, Gjykata Kushtetuese do të duhet të vendosë fatin për disa nga çështjet më të rëndësishme. Edhe pse me mungesë anëtarësh, Kushtetuesja duhet të japë vendimin unanim.

Vendimi për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta është një nga çështjet prioritare të Kushteueses. Kuvendi vendosi me 10 vota pro shkarkimit të presidentit dhe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të thënë fjalën e fundit.

Edhe zgjedhjet vendore të 30 qershortit janë një sfidë më vete. Pas shqyrtimit të kallëzimit të Shoqatës së Bashkive për zgjedhjet ku mundoi pjesëmarrja e opozitës, Kushtetuesja vendosi të kërkojë opinion e Komisionit të Venecias duke e cilësuar çështjen si delikate dhe të një natyre unike.

 

Të fundit