Flash News

E-TJERA

Kushtetuesja pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektoj vendimin

Kushtetuesja pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranë, reagon

Vjen reagimi nga Institucioni i Presidentit të Republikës pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili parashikonte zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. 

 Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Presidencës bën me dije se vendimi i gjykatës do të respektohet në përputhje me parimet kushtetuese.

"Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025", thuhet në reagimin e presidencës. 

Të fundit