Flash News

E-TJERA

Kushtetuesja rrëzoi dekretin e Begajt, KQZ: Kemi pezulluar procesin për Tiranën

Kushtetuesja rrëzoi dekretin e Begajt, KQZ: Kemi pezulluar procesin

Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e Begajt për kryeqytetin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se ka pezulluar procesin për bashkinë e Tiranës.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha në një deklaratë për mediat se në 5 bashkitë e tjera zgjedhjet do të zhvillohen më 9 nëntor.

“KQZ pa pezulluar procesin për Tiranën. Çdo veprim i KQZ që lidhet me përgatitjen e zgjedhjeve është pezulluar që ditën e djeshme. Në datën 9 nëntor do zhvillojmë zgjedhje për 5 bashkitë e tjera”, tha Celibashi.

Vendimi i Kushtetueses u mor një ditë më parë. Partia Socialiste, në një mesazh të shpërndarë anëtarëve, shprehej se nuk ka anulim të zgjedhjeve, por pezullim të dekretit. Socialistët do të presin vendimin e 31 tetorit për Veliajn.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike përshëndeti vendimin e GJK. Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi është akt me rëndësi të madhe. 

"Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve, të cilët mbrojtën Kushtetetutën dhe kushtetueshmërinë nga armiqtë e tyre, për të mos thënë një fjalë tjetër, që edhe mund të mos e them nga horrat e shtetit", tha Berisha.

Të fundit