Flash News

E-TJERA

Kushtetuesja 'rrëzon' gjykatën e Lartë, refuzon ekstradimin e kreut të kartelit të drogës në Itali

Kushtetuesja 'rrëzon' gjykatën e Lartë, refuzon

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë për ekstradimin drejt Italisë të kartelit të drogës, Gentian Manaj, i identifikuar edhe si kreu i “Los Blancos”.

Më herët, Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën e Manajt për rekurs me argumentin se ushtrohej nga mbrojtësi që nuk e kishte tagrin për ta ushtruar të drejtën. Në vendimin e Kushtetueses thuhet se “Vendimi i Kolegjit Penal për mospranimin e rekursit, i kundërshtuar nga kërkuesi, është rrjedhojë e një tërësie shkaqesh që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore, duke nisur me mosveprimet e IEVP-së Fushë Krujë, e cila duhej t`i përcillte një kopje të aktit të përfaqësimit organit procedues (prokurorisë ose gjykatës) dhe më pas të gjykatave, që nuk kanë hetuar dhe verifikuar në mënyrën e duhur përfaqësimin dhe tagrat e mbrojtësit, por edhe me sjelljen e vetë mbrojtësit të kërkuesit.”

Çështja tani i takon gjykatës së Lartë. Manaj e dërgoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se ishte antikushtetueses dhe se nuk kishte prova që provonin përfshirjen e tij në veprën penale.

Gentjan Manaj akuzohet se ka drejtuar një kartel droge dhe u arrestua në Shqipëri si pjesë e operacionit “Los Blancos”. I njohur ndryshe edhe me emrin Myzafer, Manaj kishte një urdhër ndërkombëtar nga Interpol Roma në Itali nën akuzë për “organizatë kriminale” dhe “trafik ndërkombëtar droge”.

Të fundit