Flash News

E-TJERA

Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe presidentin, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe presidentin, Veliaj rikthehet si

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar qeverinë dhe i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se trupa e gjyqtarëve ka vendosur 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Ende nuk dihen detajet e plota të vendimit, pasi do të bëhen të ditura në vijim.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka anuluar gjithashtu edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj, që kishte caktuar datën e zgjedhjeve në Tiranë më 9 nëntor.

Keshtu, edhe pse ndodhet në paraburgimin e Durrësit për shkak të hetimeve të SPAK, Veliaj rikthehet në detyrë si kryetar i Bashkisë Tiranë.

Të fundit