Flash News

E-TJERA

'Kushtetuesja' shqyrton kërkesën për shfuqizimin e të drejtës së policisë për të përgjuar, AP: Atribut pa asnjë standard

'Kushtetuesja' shqyrton kërkesën për shfuqizimin e
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën për shfuqizimin e të drejtës së policisë për të mbikëqyrur dhe gjurmuar qytetarët.

Kërkesa u depozitua nga Avokati i Popullit, sipas së cilit, këto kompetenca bien ndesh me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në shkurt të 2020, qeveria miratoi disa ndryshime në ligjin për policinë, të cilat i jepnin policisë së shtetit të drejtën të përgjojë dhe gjurmojë qytetarët vetëm me vendim të saj për një periudhë deri në tre muaj, pa kërkuar fare leje nga gjykata.

Gjatë seancës, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca u shpreh se ligji shkel parimet e hierarkisë, të drejtat, liritë e njeriut si edhe parimin e sigurisë juridike.

“Policia merr një atribut pa asnjë standard për të bërë vëzhgime masive pavarësisht se terminologjia mund të transformohet. A ka një autorizim nga prokuroria? Është i pritshëm të paktën verifikimi dhe kontrolli nga ana e një organi tjetër siç është prokuroria, dhe të caktohet nga gjykata. 

E drejta e privatësisë, përderisa asnjë organ nuk e mbron, është një shkelje dhe argumentet tona i kemi dhënë në kërkesë. Privatësia është një e drejtë e garantuar.

Asnjë nga kriteret e përcaktuara nga gjykata europiane nuk zbatohen në këtë ligj. Në projektligj Policisë së Shtetit propozonte që të ishte drejtori i Përgjithshëm Policisë që rekomandonte verifikime, por nuk ka asnjë lloj sqarimi se për çfarë veprash konkrete duhej bërë diçka e tillë.

Kjo tregon thelbin e qasjes së ky projektligj ka, ne kemi të drejtën tonë të flasim të takohemi jo domosdoshmërisht në ambient të hapur, kemi aktivitete sociale dhe s’është e drejtë në disa raste të jemi në survejim", ka thënë Ballanca. 

 

Të fundit