Flash News

E-TJERA

“Kushtetuesja” vendos sot për shkarkimin e tij, mesazhi i Metës: Pa karakterin gjithçka zhbëhet në zero absolute

“Kushtetuesja” vendos sot për shkarkimin e tij, mesazhi i

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish sot për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Seanca pritet të nisë në orën 10.00. Pas një seance maratonë dy ditë më parë, trupi gjykues vendosi ta shtynte për sot këtë çështje.

Mëngjesin e sotëm presidenti ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale, ku shkruan: Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute.

Meta dorëzoi në “Kushtetuese” disa kërkesa, të cilat gjykata i rrëzoi. Kreu i Shtetit kërkoi dorëheqjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga kjo çështje me arsyetimin se kishin konflikt interesi dhe se u kishte përfunduar mandate. Gjithashtu kërkoi përjashtimin e përfaqësuesve të Kuvendit. 

Meta ka paralajmëruar se çështjen mund të dërgojë edhe në Gjykatën Evropiane, si institucion mbi atë Kushtetuesen. Ai është shprehur i bindur se detyrën do të vazhdojë deri në përfundimin e mandatit, 24 korrik të këtij viti.

Kuvendi miratoi më 9 qershor me 104 voto pro shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Meta është presidenti i parë i Republikës që u shkarkua me një nismë të tillë nga Kuvendi.

Tani është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë përfundimisht nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të rënda të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

Për shkarkimin e tij, socialistët ngritëm Komisionin Hetimor, i cili për disa javë mblodhi fakte, që sipas tij, vërtetonin shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta, dhe që ishin kryesisht deklarata të bëra nga ky i fundit në media apo në rrjetet sociale.

Të fundit