Flash News

E-TJERA

“Kutia e Pandorës është hapur”, tjetër mesazh nga Homeland Justice: Qeveria e mohon, kemi të dhënat sekrete të policisë

“Kutia e Pandorës është hapur”, tjetër mesazh

Grupi i hakerave ‘Homeland Justice’ ‘janë bërë sërish të gjallë’ dhe këtë herë kanë përcjellë një mesazh për qeverinë shqiptare.
Në një postim në Telegram, hakerat hedhin poshtë deklaratat e qeverisë dhe theksojnë se kanë në dorë të dhëna sensitive nga Policia e Shtetit për persona me të shkuar kriminale.

“Kutia e Pandorës është hapur. Qeveria arrogante vazhdon të mohojë në mënyrë të dëshpëruar të vërtetën. Kemi të gjitha informacionet e mundshme për çdo person me ndonjë histori kriminale.

Informacione të hollësishme të historisë, vendndodhjen dhe kontaktet aktuale të njohura, raporte të detajuara të bëra nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione të këtyre agjentëve të policisë.

Rreth 100,000 emra janë në këtë sistem, të dhënat e pasaportës dhe informacionet e udhëtimit janë bashkangjitur gjithashtu. Përmban më shumë se 20 baza të të dhënave të vogla brenda saj.”-shkruan Homeland Justice.

“Kutia e Pandorës është hapur”, tjetër mesazh

Të fundit